United vazhdon me fitore, mposht Crystal Palace

Man United ka marrë fitoren e radhës. Ata mposhtën 2:1 skuadrën e Crystal Palace, shkruan lajmi.net. Ishin ‘Djajtë e Kuq’ që gjetën golin e parë në këtë takim. Manchester United arritën të kalojnë në epërsi prej 1:0 ndaj Crystal Palace, përmes golit të shënuar nga Bruno Fernandes. Portugezi shënoi në minutën e 6’ nga penalltia.…

Sport

04/02/2023 17:59

Man United ka marrë fitoren e radhës.

Ata mposhtën 2:1 skuadrën e Crystal Palace, shkruan lajmi.net.

Ishin ‘Djajtë e Kuq’ që gjetën golin e parë në këtë takim.

Manchester United arritën të kalojnë në epërsi prej 1:0 ndaj Crystal Palace, përmes golit të shënuar nga Bruno Fernandes.

Portugezi shënoi në minutën e 6’ nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të United. Në pjesën e dytë ata sërish shënuan.

Këtë herë ishte Marcus Rashford ai që realizoi dhe çoi shifrat në 2:0.

Anglezi shënoi pas një asistimi nga Luke Shaw, në minutën e 62’.

Nga minuta e 70’ ‘Djajtë’ mbetën me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Casemiros.

Këtë epërsi numerike e shfrytëzuan Crystal Palace dhe ngushtuan rezultatin.

Në minutën e 76’ realizoi Jeffrey Schlupp, por vetëm kaq mundi të bëjë skuadra mysafire.

United administruan lojën dhe morën pikët e plota në shtëpi.

Pas kësaj fitore ata kanë 42 pikë në vendin e tretë, kurse Crystal ndodhen në pozitën e 12 me 24 pikë./Lajmi.net/