United sfidon Atleticon dhe Chelsean – futet në garë për Cavanin

Manchester United i është futur garës për Edinson Cavanin.

Sport

26/01/2020 12:52

Ylli i Uruguait nuk do ta vazhdojë aventurën e tij me PSG dhe për shërbimet e tij po interesohen shumë skuadra.

Atletico Madrid dhe Chelsea janë dy skuadrat që lidheshin me transferimin e mundshëm të lojtarit, me spanjollët që shiheshin si favoritët.

Por, së fundmi garës i është futur edhe një lojtar. ‘TF1’ bën të ditur se Manchester United janë duke ndjekur shërimet e Cavani, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i PSG do të jetë pa kontratë në fund të këtij sezonit, dhe të sonte nuk luan kundër Lille, pasi është i pavendosur për të ardhmen.

Mbetet të shihet nëse ai do të zgjedh për United, Chelsea apo Atletico Madrid. /Lajmi.net/