United reagon pasi Greenwood lirohet nga akuzat për përdhunim dhe sulm

Manchester United ka thënë se do të kryej procesin e tij përpara se të vendos për veprimin e ardhshëm të klubit, pasi akuzat kundër sulmuesit Mason Greenwood u hoqën. Akuzat për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe një akuzë për sulm që shkaktoi lëndime trupore kundër një 21-vjeçareje anglez u hoqën sot, një vit…

Sport

03/02/2023 16:53

Manchester United ka thënë se do të kryej procesin e tij përpara se të vendos për veprimin e ardhshëm të klubit, pasi akuzat kundër sulmuesit Mason Greenwood u hoqën.

Akuzat për tentativë përdhunimi, sjellje kontrolluese dhe shtrënguese dhe një akuzë për sulm që shkaktoi lëndime trupore kundër një 21-vjeçareje anglez u hoqën sot, një vit pasi ai u arrestua, transmeton lajmi.net.

Ndërkaq, United tani ka reaguar pas lirimit nga akuzat të Greenwood.

“Manchester United vë në dukje vendimin e Shërbimit të Prokurorisë së Kurorës që të gjitha akuzat kundër Mason Greenwood janë hequr. Klubi tani do të kryejë procesin e tij përpara se të përcaktojë hapat e ardhshëm. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa ai proces të përfundojë”, shkruante në deklaratën e United.

Greenwood mbetet në listën e skuadrës së United, që nënkupton se ai mund ta rifillojë karrierën si futbollist, dhe është ende i pranishëm në faqen e skuadrës së parë në faqen zyrtare të ‘Djave të Kuq”./Lajmi.net/