United po planifikon ofertë finale për Hummels

Pak para mbylljes së merkatos së janarit, Manchester United është duke përgatitur një ofertë finale për të transferuar mbrojtësin e Dortmundit, Mats Hummels.

Sport

02/02/2015 09:13

Sipas lajmeve që po arrijnë nga Anglia, Manchester United do të dërgojë te Dortmundi një ofertë zyrtare dhe të fundit për shërbimet e Hummelsit.

Besohet se oferta në fjalë do të jetë plotë 45 milionë euro, që do t’i vë në siklet drejtuesit e skuadrës gjermane.

Përndryshe, Dortmund nuk po kalon momente të mira në Bundesligë, dhe për momentin radhitet në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit. Kjo mund të bëj që Hummels të largohet nga Signal Iduna Park.