United nuk kërkon shërbimet e Carrascos
Manchester United nuk kërkon transferimin e Yannick Carrascos. Ditëve të fundit u raportua se ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë shërbimet e anësorit belg. Por sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’, Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të lojtarit nga Atletico Madrid, transmeton lajmi.net. Belgu është i lumtur në ‘Civitas Metropolitano’ dhe mund të fillojë të…

Sport
Manchester United nuk kërkon transferimin e Yannick Carrascos.
Ditëve të fundit u raportua se ‘Djajtë e Kuq’ kërkojnë shërbimet e anësorit belg.
Por sipas gazetës britanike ‘Daily Mail’, Manchester United e ka përjashtuar mundësinë e nënshkrimit të lojtarit nga Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.
Belgu është i lumtur në ‘Civitas Metropolitano’ dhe mund të fillojë të negociojë rinovimin e tij.
“Djajtë e Kuq” e kanë shumë të vështirë të paguajnë klauzolën 60 milionë) për lojtarin, pas shpenzimeve të mëdha që kanë bërë për Casemiro.
Gjithashtu, objektivi i tij prioritar për të forcuar ekipin vazhdon të jetë Antony, nga Ajax./Lajmi.net/