United në bisedimet finale me Barcelonën për Dest

Manchester United është shumë pranë transferimit të Sergino Dest. Dest nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez, andaj do të largohet nga ‘Camp Nou’. Manchester United është skuadra që së shpejti pritet të marr shërbimet e amerikanit. Sipas raportimeve nga ‘Sport’ United dhe Barcelona janë në fazën përfundimtare të negociatave për një marrëveshje për…

Sport

18/08/2022 19:34

Manchester United është shumë pranë transferimit të Sergino Dest.

Dest nuk është pjesë e planeve të Xavi Hernandez, andaj do të largohet nga ‘Camp Nou’.

Manchester United është skuadra që së shpejti pritet të marr shërbimet e amerikanit.

Sipas raportimeve nga ‘Sport’ United dhe Barcelona janë në fazën përfundimtare të negociatave për një marrëveshje për Dest, transferon lajmi.net.

Shuma që thuhet se ‘Djajtë e Kuq’ do paguajnë për lojtarin është 20 milionë euro./Lajmi.net/