United kërkon De Jongun

Sipas lajmeve më të fundit që arrijnë nga mediat botërore, mësojmë se Manchester United është duke shikuar për mundësinë që gjatë verës të transferojë lojtarin e Milanit, De Jongun.

Sport

03/02/2015 20:52

Sipas raportit të bërë nga Leggo, mësojmë se Manchester United menjëherë sa të përfundojë ky sezon, do të shikojë për mundësinë e transferimit të De Jongut.

Holandezi është një mesfushor i klasit botëror, i cili do të kishte dashur që të bashkohej në Old Trafford, me bashkëkombësin e tij, Van Gaal.

Ai mund të largohet nga rosonerët, të cilët po kalojnë në formë katastrofale dhe janë largë synimeve të mëdha, pasi renditen në mesin e tabelës së Serie A.