United kërkon ‘Augeron e ri’
Skuadra angleze, Manchester United është duke kërkuar të sigurojë shërbimet e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala i cili cilësohet si ‘Aguero i ri’.

Sport
Manchester United nuk e ka ndërmend të ndalet në tregun e transferimeve të lojtarëve, pasi është rikthyer edhe një herë në Serie A
Klubi i drejtuar nga Louis Van Gaal, është duke kërkuar me çdo kusht shërbimet e sulmuesit të Palermos, Paulo Dybala i cili konsiderohet si ‘Aguero i ri’.
Dybala i cili është në moshën 21 vjeçare, ka shkëlqyer këtë sezon me skuadrën italiane duke shënuar nëntë gola në 17 takime të luajtura deri tani.