United i thotë Realit: De Gea nuk është në shitje

Sipas raportit të bërë nga e përditshmja spanjolle, AS, mësojmë se Manchester United i ka thënë Realit se De Gea nuk është në shitje.

Sport

07/06/2015 23:57

E përditshmja spanjolle, AS ka raportuar se United i ka thënë Realit që De Gea nuk është në shitje.

Sidoqoftë, spekulimet rreth një transferimi të De Geas te Reali mund të mos ndalen ende, pasi dëshira e spanjollit është që të luaj për Los Blancos.

De Gea padyshim që është njëri nga portierët më të mirë në botë, dhe shihet si zëvendësues i denjë i Casillasit.