United gati për transferimin nga Barcelona

Manchester United ka filluar kontaktet e para për Ivan Rakitic nga Barcelona.

Sport

12/06/2019 09:28

Ole Gunnar Solskjaer është në kërkim për të shtuar cilësi dhe përvojë në skuadrën e tij këtë verë dhe klubi anglez ka kërkuar të citohet një çmim për mesfushorin kroat.

Barcelona është e gatshme të mbledhë para për Matthijs de Ligt dhe Antoine Griezmann kështu që mund të jenë të gatshëm të lejojnë largimin e 31-vjeçarit, përcjell lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ kanë identifikuar Rakitivic si një top-objektiv në merkaton e verës.

Rakitic ka qenë te Barcelona që nga viti 2014 në një periudhë mjaft të suksesshme. Ai fitoi katër tituj të La Ligës dhe Ligën e Kampionëve.

Ardhja e Frenkie De Jong si dhe kërkesat për rritje page mund ta detyrojnë fantazistin kroat të largohet nga ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/