United e fillon me fitore sezonin e ri të Premier Ligës (Video)
Manchester United ka shënuar fitore minimale në shtëpi në takimin kundër Tottenhamit, i cili ishte takimi i parë për sezonin e ri të Premier Ligës, 2015-16.

Sport
Ndeshja filloi me një dominim të lehtë të Tottenhamit. Sidoqoftë, në minutën e 22’ Walker shënon autogol për të kaluar Unitedin në epërsi.
Dhe, që nga ky moment, United e kishte nën kontroll tërë takimin, duke dominuar sidomos në mesfushë.
Me këtë fitore, United është në kuotën e tre pikëve, teksa Tottenhami ka zero pikë.
https://vine.co/v/ewwt5JIDgVW