United, Chelsea dhe City në garë për Balen
Tre gjigantët anglez, Manchester United, Chelsea dhe Manchester City janë në garë për shërbimet e anësorit të Real Madridit, Gareth Bale.

Sport
Sipas raportit të bërë nga e përditshmja angleze, Mail on Sunday, mësojmë se ylli i Realit, Gareth Bale kërkohet nga tre gjigantët anglez.
Bëhet fjalë për Manchester United, Chelsean dhe Manchester Cityn të cilët dëshirojnë me çdo kusht transferimin e uellsianit të Realit.
Ata janë të gatshëm të paguajnë 105 milionë euro vetëm për të transferuar lojtarin gjatë kësaj vere.