Union Berlin promovohet në Bundesliga, Stuttgart do të luajë një kategori më poshtë

Pas skuadrave të Koln dhe Paderborn, është skuadra e Union Berlin skuadra e tretë që do të promovohet në Bundesliga sezonin e ardhshëm. Union Berlin ka arritur që ta ‘fitojë’ barazhin me Stuttgart, falë dy barazimeve, por me vlerën e golave të shënuara si mysafire. Në ndeshjen e kthimit e cila u luajt në Berlin,…

Sport

27/05/2019 22:27

Pas skuadrave të Koln dhe Paderborn, është skuadra e Union Berlin skuadra e tretë që do të promovohet në Bundesliga sezonin e ardhshëm.

Union Berlin ka arritur që ta ‘fitojë’ barazhin me Stuttgart, falë dy barazimeve, por me vlerën e golave të shënuara si mysafire.

Në ndeshjen e kthimit e cila u luajt në Berlin, skuadrat luajtën baras pa gola, 0:0, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Union Berlinit mund të festojë fal dy golave që ka shënuar në ndeshjen e parë si mysafire, kur ndeshja mbyllej 2:2.

Nga sezoni i ardhshëm, kryeqytetasit do të jenë pjesë e Bundesligas, ku do të synojnë të jenë një befasi e këndshme.

Stuttgart në anën tjetër do të garojë në Bundesliga 2, pas shumë viteve. /Lajmi.net/