Union Berlin arrin ta ndalë Bayernin, barazojnë në “Allianz Arena”

Bayern Munchen nuk ka arritur të marrë tre pikë kundër skuadrës në formë Union Berlin.

Sport

10/04/2021 17:23

Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe skuadrat u ndanë baras, shkruan lajmi.net.

Bayerni në këtë ndeshje ishte pa lojtarët kryesorë, si duket Flick po i ruan ata për ndeshjen kthyese kundër PSG-së.

Jamal Musiala shënoi gol në min (68’) për ti dhënë avantazhin Bayernit.

Kur gjithçka u duk se po përfundon, në skenë doli Marcus Ingvartsen i cili barazoi rezultatin dhe shpëtoi një pikë për Union Berlinin.

Rezultati përfundimtar, Bayern Munchen 1-1 Union Berlin./Lajmi.net/