Unikkatil vazhdon dominimin në toplistën e Lajmi.net, i pari për të dytën javë
Këngëtari Viktor Palokaj ka vazhduar që të jetë i pari për javën e dytë me radhë në toplistën e Lajmi.net.

ShowBiz
Kënga e tij “Për Qato” vazhdon të kryesojë në toplistën tonë, pasi të njëjtën gjë e bëri edhe në javën 4.
“Love me” është rikthyer në pozitën e dytë, pasi ishte në pozitën 4 javën e kaluar.
“Shumë pis” e Ledrit e Erës ka vazhduar të qëndrojë në pozitën e tretë, kurse “Premtimet” nga pozita e gjashtë ku ishte javën e kaluar, ka ardhur në pozitën 4.
“Holla” e Cozman e Tunës nga pozita e dytë ka rënë në të pestën, e “Hi Lumi” nga pozita e 8 është ngritur në të gjashtën.
“Tirana Lifestyle” është në pozitën e 7, nga pozita 5 ku ishte javën e fundit, ndërsa “Qka don ajo” e Capital T është renduar në pozitën 8.
2 këngët e larguar këtë javë janë “Topless” e Agon Amigës me Afërdita Dreshajn dhe “Ndal” nga Gena.
2. Elvana Gjata ft. Bruno – Love Me – +2
3. Era Istrefi ft. Ledri Vula – Shume pis – PN
4. Kida ft. Mozzik – Premtimet – +2
5. Cozman ft. Tuna – Holla – -3
6. Lumi B – Hi Lumi – +2
7. Geti ft. Luana Vjollca – Tirana Lifestyle – -2
8. Capital T feat Gent Fatali – Qka Don Ajo –ER
10. Gena – Ndal – ER
+: Kënga e pozicionuar më mirë se në javën paraprake
–: Kënga e pozicionuar më keq se në javën paraprake
ER: Këngë e re në toplistë
Për të parë të gjitha votat klikoni këtu.