Unikkatil ‘diss’ Mozzikut brenda rreshtave të këngës së re

Minuta më parë Unikkatil dhe Mozzik publikuan bashkëpunimin 'Shqiptar'.

ShowBiz

21/07/2019 19:43

Unikkatil dhe Mozzik minuta më parë lansuan bashkëpunimin ‘Shqiptar’ e cila mund të konsiderohet si arritja më e madhe në karrierën e deri tanishme të reperit nga Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Përkundër faktit se kënga përmban një tematikë patriotike, në disa vargje të këngës Mozzik këndoi në gjuhën gjermane gjë që morri edhe kritika nga publiku.

Ajo çka duket e çuditshme janë fjalët e Viktorit drejtuar Gramozit në fundin e këngës ku thotë: “Gramoz çka ke qajo gjermanisht a? Mirë tingllojka po sen s’mora vesh”. /Lajmi.net/