UNHCR nis ndihmat për refugjatët në Irak

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatë, UNHCR, e ka filluar të mërkurën operacion me ndihma për më tepër se gjysmë milioni njerëz të zhvendosur nga luftimet në pjesën veriore të Irakut.

Bota

20/08/2014 10:55

UNHCR ka njoftuar se operacioni katër ditësh ka filluar në qytetin kurd Irbil, dhe se dërgimi i tendave dhe artikujve të tjerë po bëhet me aeroplanë.

Ndërkohë, forcat irakiane kanë njoftuar se po avancojnë kundër militantëve të “Shtetit Islamik”, të shpallur nga organizata terroriste “Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë”, e cila arriti të pushtojë një pjesë të konsiderueshme të territorit të këtyre dy vendeve duke vrarë të paktën pesë mijë irakianë të besimeve dhe sekteve të ndryshme, shumica prej tyre civilë.

Humbja e kontrollit të Digës së Mosulit, që u mundësua të rimerret nga forcat kurde dhe irakiane me ndihmën e sulmeve ajrore të kryera nga ushtria amerikane, ka bërë që militantët sunni të ISIS-it të largohen të dëshpëruar duke kërcënuar me hakmarrje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.