Unë urdhërova aneksimin e Krimesë! (Video)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zbuluar se ishte i përfshirë direkt në planin për aneksimin e Krimesë nga Ukrania, katër ditë përpara se me këtë punë të merreshin persona të armatosur (njësitet speciale ruse)

Bota

09/03/2015 15:54

Krimea u aneksua zyrtarisht me 18 mars 2014, por vendimi që ky gadishull i Ukrainës të pushtohet dhe t’i bashkëngjitet Rusisë, ishte marrë natën e 23-24 shkurtit 2014, në një takim të thirrur nga presidenti rus me disa nga drejtuesit e shërbimeve sekrete.

Asokohe Rusia kishte mohuar nxitjen e revoltës në Krime, kundër Ukrainës, por në një film dokumentar që pritet të transmetohet këto ditë, Putin thotë se ai urdhëroi punën për “kthimin Krimea në Rusi”, në një takim që zgjati gjithë natën në muajin shkurt të vitit 2014.

Bisedimet u thirrën për të planifikuar shpëtimin e presidentit të rrëzuar të Ukrainës, Viktor Janukovich, që prorusë që pengonte demokratizimin e vendit të tij dhe integrimin në strukturat euroatlantike.

Një insert nga ky dokumentar u shfaq mbrëmë në televizionin shtetëror rus, por ende nuk është bërë e ditur se kur do të transmetohet i gjithë dokumentari, njofton BBC, transmeton lajmi.net.

Putin në këtë dokumentar përshkruan takimin e mbajtur gjatë natës së 22 dhe 23 shkurtit 2914, me drejtuesit e shërbimeve speciale të Rusisë, ku ishte i pranishëm edhe ministri Mbrojtjes.

“Ftova liderët e shërbimeve tona të veçanta dhe ministrin e Mbrojtjes në Kremlin dhe iu dhashë për detyrë të shpëtojnë jetën e presidentit të Ukrainës (Viktor Janukovich), që thjesht pritej të likuidohej”, thotë Putin në dokumentar.

“Përfunduam takimin rreth orës shtatë të mëngjes. Kur ne po ndaheshim, unë u thash të gjithë kolegëve të mi: Ne jemi të detyruar për të filluar punën, për të sjellë Krime përsëri në Rusi”, thotë Putini në këtë dokumentar.

Katër ditë më vonë, më 27 shkurt, persona të armatosur, që në fakt ishin njësi speciale të Rusisë, uzurpuan parlamentin e Krimesë dhe ndërtesa tjera lokale, duke e ngritur flamurin rus.

Një votim për të ardhmen Krimesë, i hedhur poshtë gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar, u mbajt më 16 mars dhe dy ditë më vonë Putin nënshkroi një ligj mbi aneksimit të saj nga Rusia.

Hartimi i planit dhe operacioni për të aneksuar Krimenë u mbajt sekret, dhe asokohe Rusia e Putinin mohonte çdo përfshirje, por një vit më vonë, vet Putini pranon se ka urdhëruar operacionin për vendosjen e trupave dhe aneksimin e Krimesë.

Ndërsa detajet e plota të arratisjes së ish-presidentit Janukovich nga Ukraina janë ende të paqarta, megjithëse Putini në këtë dokumentar flet për përgatitjet për të evakuuar atë nga Donetsk-u, një rajon tjetër ku në prill të vitit 2014 shpërtheu konflikti mes pro-rusëve dhe forcave qeveritare ukrainase.

“Armë e makineri të rënda ishin vendosur aty, në mënyrë që të mos humbim kohë duke folur”, thotë Putin në dokumentarin e realizuar nga gazetari Andrei Kondrashov, i cili sipas televizionit rus do të transmetohet së shpejti.

YouTube player