lajmi.net

Unë, Kryeministër

Ramush Haradinaj thotë se vitin tjetër do të jetë, me të vërtetë, Kryeministër. Po kërkon nga elektorati që AAK të fuqizohet tash në zgjedhjet lokale, në mënyrë që nesër të jetë e fortë në zgjedhjet nacionale.

Lajme

08/10/2013 23:07

Ramush Haradinaj ka filluar ta përmendë gjithnjë më shpesh veten si Kryeministër i Kosovës, post që e kishte lënë 100 ditë pasi e kishte marrë, për shkak të Tribunalit të Hagës.

Nuk pat mundur ta çonte mandatin deri në fund dhe tash po e kërkon me çdo kusht atë, në mënyrë që, sipas tij, vendi të ecë më shpejtë përpara.

Lideri i AAK’së është duke folur në fushatën për zgjedhje lokale për rëndësinë e zgjedhjeve qendrore.

Të martën, në hapjen e fushatës në Klinë, PDK’në e quajti si parti gjysmë, ndërsa LDK’në si parti që vetëm bën fasada në kohë zgjedhjesh.

Ai bëri thirrje të votohet kandidati i tij në Klinë, Enver Berisha, i cili, sipas tij, është i duhuri për ndryshim, e më tutje u shpreh i bindur se nga zgjedhjet e ardhshme nacionale ai do të jetë Kryeministër i vendit.

“Unë nuk jam argat i dikujt. S’kam qenë as më parë, e as nuk jam. Jam i gatshëm të punoj, por jo që të jem argat e të hyj në koalicion qeverisës me parti që e kanë sjellë vendin në këtë gjendje. Nuk e bëjmë këtë”

“Unë vërtet që do të jem Kryeministër në vitin që vjen.”

“PDK është parti gjysmë, sepse punon shumë në fillim, por kur vjen në pushtet ndalet. Ajo është gjysmë, sepse është gjysma e rrugës”

“LDK, kur është koha për të punuar, nuk punojnë kushedi sa. Energjia ju mungon. E në kohë të zgjedhjeve, i mëshon fasadë e ambalazh e dekor”.

Ramush Haradinaj, kur foli për koalicionin, tha se disa media janë të shitura dhe punojnë me agjendë dhe se asgjë nuk ka të vërtetë rreth kësaj çështjeje. Ai aludoi në përfoljet e fundit në opinion për afrimin e AAK’së me PDK’në.

U shpreh shkurt. Tha se koalicion bën vetëm me ata që ia duan të mirën vendit dhe punojnë e angazhohen sinqerisht, e asnjëherë me ata që e kanë sjell vendin në këtë gjendje.

08/10/2013 23:04

LM