”Unë i përkas Jezusit”, Lucas Moura rikthen festimin e famshëm të Kaka

Lucas Moura ishte në qendër të vëmendjes në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi shënoi het-trik ndaj Ajax për ta kualifikuar në finale Tottenhamin.

Sport

02/06/2019 23:13

Ylli brazilian pavarësisht humbjes nga Liverpool, ka rënë në sy për shkak të ‘festimit’ të tij pas përfundimit të ndeshjes.

Moura kishte veshur një fanellë të veçantë me mbishkrimin: ‘’Unë i përkas Jezusit’’, transmeton lajmi.net.

Anësori i Spurs ka kujtuar festimin e njëjtë që kishte bërë legjenda Leite Kaka në finalen e vitit 2007.

Asokohe, Milani mposhti Liverpoolin për ta ngritur në qiellë trofeun e shtatë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit.

Lucas Moura kësaj radhe u mposht nga ekipi i njëjtë që mundi Kaka, megjithatë ai ka marrë vëmendjen për shkak të asaj çfarë bëri pas ndeshjes. /Lajmi.net/