Unë autorizova operacionin kundër ekstremistëve të ndikuar edhe nga disa imamë!
Kryeministri në largim i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për “Wall Street Journal” se ka autorizuar mbrëmë një operacion të zgjeruar për të lokalizuar dhe për të arrestuar pjesëtarët e dyshuar të grupeve që luftojnë në Siri dhe në Irak.

Lajme
Duke folur për numrin e qytetarëve të Kosovës të përfshirë përkrah organizatave ndërkombëtarisht të shpallura si terroriste në Irak dhe Siri, gazeta e njohur “WSJ” citon kryeministrin Thaçi të ketë shprehur besimin se “numri arrin në dhjetëra syresh, dhe jo në qindra”.
“Një numër i vogël njerëzish është trimëruar përmes mediave sociale. Megjithatë, disa janë ndikuar edhe nga disa imamë, të cilët së fundmi janë kthyer nga Lindja e Mesme”, ka thënë kryeministri për “WJS”, duke shtuar se “Kosova është duke bashkëpunuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Turqinë, për të parandaluar qytetarët e Kosovës që të shkojnë në Irak dhe në Siri”.
Kryeministri i Kosovës është zotuar se “shteti do të përdorë gjithë forcën që ka për të parandaluar cilindo individ apo grup që vë në rrezik tolerancën ndër-fetare të vjetër me shekuj”.