Umtiti “përplaset” me disa fansa të Barcelonës pas stërvitjes

Futbollisti francez është penguar sot nga disa tifozë të klubit.

Sport

01/12/2021 16:32

Samuel Umtiti ishte duke u larguar nga qendra stërvitore pas stërvitjes kur u ndal nga tre tifozë të klubit, shkruan lajmi.net.

Tre persona qëndruan para veturës së tij duke e penguar atë që të kalojë.

Umtiti më pas doli nga vetura dhe tentoi të sqarohej me këta persona që nuk dihet se çfarë problemi kishin me të.

Futbollisti doli nga makina dhe iu tha: “”Hajde këtu. A e paguan makinën, e di çfarë është respekti?

Francezi prej kohësh ka humbur vendin startues te Barcelona, dhe këtë edicion nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje duke e humbur totalisht besimin nga trajneri dhe drejtuesit e klubit.

Duket se edhe fansat e Barçës janë të pakënaqur me 28-vjeçarin dhe nuk duan ta kenë më shumë në ekip. /Lajmi.net/