Umtiti ‘dëshiron’ që De Ligt të mos transferohet te Barça

Barcelona është në pritje të vendimit të Matthijs de Ligt, por çdo ditë që kalon, 'Blaugranasit' ndihen më larg nga kapiteni i Ajax.

Sport

16/06/2019 22:15

Sidoqoftë, dyshimet rreth De Ligt dhe lëvizja e tij e mundshme te Paris Saint-Germain mund të rihapin derën për Samuel Umtitin i cili mund të parashtrojë një kërkesë qëndrimi te Barcelona.

Francezi deklaroi se dëshiron të qëndrojë në ‘Camp Nou’ dhe ai është i bindur se do të marrë minuta të mjaftueshme për të mbetur i lumtur, veçanërisht nëse De Ligt nuk vjen, transmeton lajmi.net.

Barcelona e kishte bërë Umtitin të disponueshëm për një transferim pasi ata shqetësohen për gjendjen e gjurit të tij, ndonëse De Ligt tani duket i vendosur të bashkohet me PSG dhe kjo ka bërë që hierarkia e klubit të rivlerësojë mendimet e tyre për qendërmbrojtësin francez.

Nëse holandezi nuk vjen në Spanjë, atëherë Barça nuk e ka ndërmend transferimin e ndonjë mbrojtësi tjetër. /Lajmi.net/