Ulje emergjente, avioni me pasagjerë aksidentohet në Irlandën e Veriut /VIDEO/Foto
Një avion me 56 persona në bord është aksidentuar ditën e sotme në aeroportin e Belfastit në Irlandën e Veriut.

Bota
Pas ngritjes nga aeroporti, pilotët vunë re një defekt në pjesën e parë të avionit dhe për gati një orë tentuan në ajër të riparonin problemin, ndërsa më pas vendosën të kryejnë ulje emergjence me vetëm 2 nga tre rrotat e avionit.
Edhe pse të gjendur në një vështirësi të tillë, pilotët arritën të kryenin uljen në pistë, duke shpëtuar jetën e tyre dhe të pasagjerëve.