“Ulërima dhe breshëri”, rrëfimi i dëshmitarit për plagosjen në Vlorë

Një prej dëshmitarëve, në plagosjen e dyfishtë në Vlorë ka treguar momentet kur nipi i tij dhe personi tjetër janë qëlluar me armë zjarri.

Lajme

18/01/2020 19:51

Për gazetarët, ai ka treguar se dëgjoi ulërima dhe breshëri.

“Unë isha atje për të pirë një kafe. Dëgjova ulërima, breshëri, mendova se ishin fishekzjarrë. Ka punuar nga brenda makinës ai. Ndaloi pak ai dhe ja dha bababa. Rolandin e kisha djalë vëllai”, rrëfen dëshmitari.

Ndryshe të plagosur në këtë ngjarje kanë mbetur Roland Çepaj, 28-vjeç dhe kunati i tij Nikollaq Çepaj (Taullaraj) 36-vjeç, i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.