Ulen tensionet Paris-Uashington, Franca rikthen ambasadorin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të rikthejë javën e ardhshme ambasadorin francez në Shtetet e Bashkuara.

Bota

22/09/2021 23:38

Vendimi u mor pas një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën me presidentin amerikan Joe Biden.

Gjatë bisedës Biden pranoi se konsultimi me Francën përpara njoftimit të paktit të sigurisë me Australinë mund ta kishte shmangur përplasjen diplomatike mes dy vendeve.

Macron dhe Biden ranë dakord për të nisur konsultimet me qëllim rikthimin e besimit reciprok, raporton euronews.al.

Javën e kaluar Parisi zyrtar tërhoqi diplomatët e tij nga Uashingtoni dhe Kanberra, pasi Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia nënshkruan marrëveshjen e sigurisë të njohur si AUKUS.