Ukrainë: Përmbytet varka, vdesin 12 persona

12 persona kanë vdekur pasi një barkë pasagjerësh është përmbytur të shtunën në Ukrainë, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.

Bota

18/10/2015 12:34

Kjo ka ndodhur në Detin e Zi të Ukrainës, afër portit Odessa dhe në bord ishin 36 pasagjerë në total.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se edhe ata persona që ia arritën të shpëtonin nga përmbytja ishin në gjendje të keqe shëndetësore.

Ministria ukrainase e infrastrukturës, pas një hetimi preliminar ka deklaruar se shkaktar i fundosjes ishte mbingarkesa.

Ajo barkë ishte e paraparë të bartte vetëm 12 pasagjerë dhe 3 persona nga stafi drejtues, por të shtunën ajo ishte e stërmbushur.