Ukraina tërheq forcat e saj nga Kosova, i dërgon në Donjeck
Ukraina deri në fund të muajit gusht do të tërheqë shumicën e pjesëtarëve të saj që gjenden në misionin paqësor në Kosovë (KFOR).

Bota
Ushtarët ukrainas do të tërhiqen dhe do të dërgohen në operacione kundër forcave pro-ruse në lindje të vendit, është publikuar të dielën.
Si merr vesh lajmi.net, në Ukrainë do të kthehen 103 ushtarakë ukrainas.
Deklarata për tërheqjen e paqësorëve ukrainas nga Kosova është bërë nga zëvendësshefi i Drejtorisë për operacione paqësore pranë Shtabit Suprem të Ushtrisë ukrainase, koloneli Andrej Ordinoviç.