Ukraina rimerr kontrollin në Mariupol

Forcat qeveritare ukrainase e kanë rimarrë nën kontroll ndërtesën e bashkisë në jug-lindje të Mariupol-it nga separatistët pro-rus.

Bota

07/05/2014 15:35

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, tha se rebelët e kishin marrë nën kontrollë këtë ndërtesë javën e kaluar, janë larguar, porse disa media kanë raportuar se separatistët pro-rusë po tentojnë që të kthehen sërish.

Rebelët pro-rusë javët e fundit kanë marrë nën kontroll dhjetëra ndërtesa në qytetet lindore të Ukrainës.

E si kundërpërgjigje për këtë gjë, Kievi zyrtar ka dërguar atje trupa shtesë, në mënyrë që të rikthej këtë pjesë të vendit nën kontroll.