‘Ukraina nuk heq dorë nga Krimeja’ thotë lideri i ri

0:28 | 8 Qershor 2014

Petro Poroshenko, është zotuar të mos heqë dorë nga kontrolli mbi Krimenë që ajo t’i takojë Rusisë, në fjalimin e tij të parë si President i Ukrainës. 

Miliarderi \”Mbreti i Çokollatës” u përurua të shtunën si president, dhe përcaktoi planet e tij për të qetësuar dhunën në lindje të vendit, ku qindra njerëz kanë vdekur në përleshjet e përgjakshme mes ushtrisë dhe rebelëve pro-rus. 

Në fjalimin e tij të parë, Poroshenko premtoi amnisti \”për ata që nuk duar e lyera me gjak\”, dhe bëri thirrje për dialog me qytetarët \”paqësorë\” në lindje. 

\”Unë u bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë marrë armët në duart e tyre – ju lutem t’i dorëzoni ato”, tha ai. 

Presidenti i ri, i cili mbështet lidhje më të ngushta me Evropën se sa me Rusinë, u takua të premten me Vladimir Putinin në Francë gjatë përkujtimeve për 70 vjetorin e hyrjes së aleatëve në Normandi. 

Ai kishte marrë tashmë një pritje miqësore nga udhëheqësit perëndimorë dhe u zotua për të punuar me Presidentin rus për t’i \”dhënë fund gjakderdhjes\” në Ukrainën lindore. 

Pavarësisht bisedimeve, Presidenti ukrainas u zotua të mos e pranojë aneksimin e Krimesë nga ana e Rusisë. 

\”Krime ka qenë, është dhe do të jetë ukrainase. Nuk do të heqim dorë nga ajo”, tha ai. 

Rusia aneksoi gadishullin në muajin mars, pas një referendumi për shkëputje nga Ukraina, i cili u konsiderua si i paligjshëm nga Kievi dhe disa vende perëndimore. 

Putin i ka demantuar zërat që thonë se Rusia po e mbështetë rebelimin në lindje, dhe ai po këmbëngul se qeveria ukrainase ka nevojë të bisedojë drejtëpërdrejtë me rebelët. 

Presidenti i ri Poroshenko gjithashtu bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme rajonale dhe premtoi delegim më të madh pushteti për qeveritë lokale, por hodhi poshtë thirrjet për federalizimin e Ukrainës. 

Ai këmbënguli se gjuha ukrainase do të mbetet e vetmja gjuhë e shtetit por premtoi \”mundësi të reja për gjuhën ruse,\” pa e elaboruar në hollësi. 

Presidenti i ri ukrainas 48 vjeçar, është një biznesmen i fuqishëm, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë rreth 1.6 miliard dollarë amerikan. 

Ai e filloi biznesin e tij të prodhimit çokollatë me importimin e kakaos në Bashkimin Sovjetik në vitin 1991, dhe përfundimisht filloi ROSHEN, themelet e një perandorie të biznesit që tani përfshin ndërtimin e anijeve dhe një nga stacionet televizive më me ndikim të vendit. 

Ndryshe nga shumë miliarderë të tjera të Ukrainës, Poroshenko nuk i ka bërë paratë e tij përmes privatizimit të vrazhdë post-sovjetik, duke e rritur reputacionin e tij si një \”manjat i mirë\”.