Ukraina merr 500 milionë euro nga BE-ja

Komisioni Evropian, në emër të Unionit Evropian i i ka dhënë të martën 500 milionë euro Ukrainës, nga huaja e programit të ri për ndihmë makro-financiare (MFA II). 

Bota

18/06/2014 00:24

Kjo shumë vjen pas pagesës së 100 milionë eurove të cilat Brukseli zyrtar e kreu më 20 maj nga MFA, programi i kontraktuar paraprakisht (I), njoftoi korrespondenti i agjencisë MIA nga Brukseli.

Qëllimi i dy programeve MFA është mbështetja ekonomike dhe financiare e Ukrainës në fazën kritike vijuese të zhvillimit të saj.

Oli Rehn, nënkryetar i KE-së për çështje ekonomike dhe monetare, theksoi se Bashkimi Evropian siguron mbështetje kryesore për përpjekjet e Ukrainës që të përballet me sfidat e mëdha ekonomike dhe se pagesa e sotme është shenjë konkrete për solidaritet të mëtutjeshëm evropian ndaj ukrainasve.