Uka nuk është liruar

E plotësuar: Lajmi se me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, pas katër muajsh qëndrimi në paraburgim, të mërkurën është liruar Ukë Rugova, djali i presidentit, Ibrahim Rugova, ësht demantuar nga avokati i tij, Nexhat Shabani.  

Lajme

25/06/2014 12:45

Koha.net. që kishte bërë e para publik lajmin, u ka kërkuar ndjesë lexuesve për këtë lëshim teknik.

\”Koha.net ka pranuar një porosi, që me sa duket, ka arritur me vonesë në numrin e redaksisë, dhe u kërkon falje lexuesve për këtë lëshim teknik\”, thuhet në sqarimin e këtij portali të Kohës Ditore.

——————————-

Uka lirohet nga paraburgimi

Me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, pas katër muajsh qëndrimi në paraburgim, të mërkurën është liruar Ukë Rugova, djali i presidentit, Ibrahim Rugova

Këtë e ka konfirmuar Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në çështjen e njëjtë penale të Ukë Rugovës.

“Ai është duke u hetuar në një rast penal i cili në raport me të ka më tepër të bëjë me çështje të teorisë juridike, se sa të veprimeve të tij faktike. Hetimi penal ndaj tij është shfrytëzuar nga Policia e EULEX-it të hyjë pa të drejtë në rezidencën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Gashi për Koha.net.

Javën e kaluar, vetëm disa orë pas lirimit nga paraburgimi, Ukë Rugova ishte arrestuar sërish.

Ai dyshohet për kryerje të veprave penale krim i organizuar, mashtrim ushtrim ndikimi, kontrabandim të emigrantëve dhe shpërdorim të pozitës zyrtare të autoritetit.