Ujkani: Jam krenar me Januzajn e Shaqirin

Samir Ujkani ndihet krenar me ato që po arrijnë bashkëkombësit e tij, Adnan Januzaj dhe Xherdan Shaqiri. Portieri kosovar, gjatë udhëtimit për në Pescara sot, ku do të luajë nesër me Palermon e tji, e ka komentuar shortin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku do të përballen pikërisht e dy futbollistëve të lartpërmendur, Manchester…

Sport

21/03/2014 22:00

Samir Ujkani ndihet krenar me ato që po arrijnë bashkëkombësit e tij, Adnan Januzaj dhe Xherdan Shaqiri.

Portieri kosovar, gjatë udhëtimit për në Pescara sot, ku do të luajë nesër me Palermon e tji, e ka komentuar shortin e çerekfinales së Ligës së Kampionëve, ku do të përballen pikërisht e dy futbollistëve të lartpërmendur, Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.

“Januzaj-Shaqiri, krenar me ju”, ka shkruar portieri i dytë i Palermos në rrjetin social Instagram, duke e postuar po ashtu një fotografi, ku shihen të dy futbollistët, ndërsa në prapavijë të tyre flamuri shqiptar.

19 vjeçari nga Istogu ka debutuar këtë sezon me ‘Djajtë e Kuq’, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i menaxherit David Moyes, ndërkohë që ka realizuar tre gola në Premierligë.

Ndërkaq, 22 vjeçari nga Gjilani po e kalon sezonin e dytë me gjigantin bavarez, me të cilin fitoi gjithçka në sezonin debutues në Allianz Arena.