Ujëvara mahnitëse që ‘buron’ nga qielli (Foto)

​Kopshtet përrallore të Pallatit të famshëm i Versajës do të jenë tashmë më spektakolare, falë një ujëvare gjigante të pazakontë.

Fun

10/06/2016 05:06

Atraksioni spektakolar është krijuar për të jetësuar vizion fillestar – asnjëherë të realizuar – të Andre Le Notre, kopshtari kryesor i mbretit Luigji XIV.

Instalacioni është një nga tre krijimet e artistit Olafur Eliasson, e vendosur pranë Parisit.

Artisti novator që u rrit në Islandë dhe Danimarkë do ta prezantojë veprën e tij nga 7 qershori deri më 30 tetor, transmeton Shqip.

“Ujëvara është një përpjekje për të finalizuar, për të bërë të mundur atë që është e pamundur, për të bërë ëndrrat realitet”, – shprehet artisti 49-vjeçar.

2 23 f3_1465507235-604628 f4_1465507239-2226335 f5_1465507242-4412992 f6_1465507246-481591 f7_1465507250-1862950 f8_1465507253-2082798 f9_1465507256-8113076