Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Ujësjellësi KUR “Prishtina” tregon për cilësinë e ujit të pijshëm në dy liqenet

11:12 | 27 Shkurt 2020

Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina, thotë se qëllimi kryesor i Laboratorit të akredituar për cilësinë e  ujit të pijshëm  në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit është organizimi dhe funksionimi i tij, si laborator për kontrollën e kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative dhe ato Evropiane mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.

Sipas Ujësjellësit, kjo direktivë përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik.

“Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj. Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm,  ka në procedurë pikë së pari mbledhjen  dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve,  puseve dhe lumenjve”

Tutje Ujsellesi thotë se, Laboratorët të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC.

“Sipas  planit ditor, javor dhe mujor  për monitorimin  e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU ” Prishtina ” sh.a, të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq(Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi , Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit , në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues  percjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi”

KUR “Prishtina” thotë se, cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në Udhëzimin Administrativ  Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

“Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% . Me monitoring të  shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhët  mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet  nga fabrikat e ujit në Albanik ,Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese  Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan ,Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet”.

Paralelisht me laboratorin e akredituar të KRU,,Prishtina,, sh.a. analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës. /Lajmi.net/