Ujëra të zeza lirohen në Batllavë
Derdhja e kanalizimit në liqenin e Batllavës po i shqetëson qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga ky liqe. E, metoda e vjetër, hapja e pusit, ende funksionon për t’iu kundërvënë kësaj ndotje dhe reduktimeve të shumta me ujin.

Lajme
Tash e sa kohë qytetarët të cilët furnizohen me ujë të pijshëm nga liqeni i Batllavës po përballen me ndërprerje të ujit, e së fundmi është bërë edhe më i pamundur përdorimi i këtij uji, pasi që edhe është ndotur.
Kështu rasporton KTV.
Familja e Abdurrahman Hysenit ka gjetur zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm, duke përdorur alternativën e të hapurit një pus.
“Me këto reduktime, tash nuk pihet uji. Nuk mund të pihet, duhet ta blesh, ndërsa për t’u pastruar marrim nga këtu, ka 2 apo 3 orë më së shumti”, thotë kryefamiljari Hyseni, për KTV.
Gjendje e tillë e furnizimit me ujë është krijuar pasi që niveli i ujit ka rënë për 12 metra. Shqetësuese për banorët e fshatit Batllavë mbetet edhe derdhja e kanalizimeve në këtë liqe nga disa prej shtëpitë e këtij vendi. Për këtë, disa thonë se faktori njeri është vetë fajtori.
“Është katastrof, ka edhe kanalizime që derdhin këtu. I vie edhe erë”, është ankuar një tjetër banor i këtij fshati, raporton KTV.
Për ta zgjidhur këtë çështje Ujësjellsi Rajonal i Prishtinës në bashkëpunim me Komunën kanë dërguar ekipet në vend për të marrë mostrat e ujit në vendet ku dyshohet se po ndotet nga ujërat e zeza.