UFO-të luftojnë kundër ISIS-it?

Janë publikuar disa foto, të cilat tregojnë një objekt të madh në qiell, të ngjashëm me kometën, duke lëvizur me vrull në qiell.

Fun

11/05/2016 18:41

Ekspertët e aviacionit nuk kanë mundur të shpjegojnë pamjet e një UFO-je që duket ta sulmojë një bazë të ISIS-it në Turqi. Pra, objekti i paidentifikuar në formë të kometës është parë mbi qiellin e provincës juglindore turke,  Sanliurfa.

Më pas shihet një shpërthim, i cili besohet të ketë ndodhur më 5 maj të këtij viti, në orën 12:22 pas mesnate. Policët dhe autoritetet ajrore kanë thënë se nuk e kanë idenë se çka mund të ketë ndodhur.

Por, një zëdhënës i policisë thotë se besojnë që të ketë ndodhur ndonjë fenomen natyror. Sanliurfa është afër kufirit të Turqisë me Sirinë dhe afër bazës së ISIS-it në Raka. Me gjasë autoritetet turke janë duke fshehur diçka në këtë mes.