UFC, brutale: Mike Perry thyen hundën

Luftëtari i UFC, Mike Perry, e ka pësuar shumë keq mbrëmë në Uruguai.

Sport

11/08/2019 14:15

UFC mund të prodhojë disa nga pamjet më brutale në sportet luftarake, dhe një e tillë ka ndodhur edhe mbrëmë në duelin me Perry – Luque, përcjell lajmi.net.

Në këtë ndeshje, Perry ka thyer hundën, në mënyrë ‘horror’, duke bërë bujë në rrjetet sociale me pamjen e tij.

Perry në fund humbi duelin, me rezultatin (28-29; 29-28; 29-28).

Pas duelit, ai u dërgua menjëherë në spital, pasi pati probleme me frymëmarrjen. /Lajmi.net/