UEFA zyrtarisht nis hetimet, anulohet kartoni i kuq për Pierre Webon

UEFA zyrtarisht ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për ndodhitë që ndodhen dje në ndeshjen PSG - Basaksehir.

Sport

09/12/2020 14:01

Pas kaosit që u shkaktua dje në “Parkun e Princave”, ndeshja u pezullua shkaku i ofendimit racist që thuhet se u bë nga arbitri i katër kundër Pierre Webo, përcjellë lajmi.net.

Ndeshja që u ndal në minutën e 13′ me vullnetin e dy ekipeve, e vlefshme për xhiron e gjashtë të fazës së grupeve do zhvillohet sonte (e mërkurë).

Ndërkohë, UEFA ka njoftuar se zyrtarisht ka hapur hetim për incidentin, derisa Webo që u përjashtua mbrëmë do jetë në stol në ndeshjen e sotme./Lajmi.net/