UEFA zgjedh golin e Hadërgjonaj si më të bukurin e raundit

Florent Hadërgjonajt do t’i figurojë emri në një çmim të fituar individual.

Sport

15/10/2020 13:02

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, i cili në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut luajti si mesfushor krahu, arriti të shënonte një gol.

Ai ishte goli i vetëm i Kosovës në ndeshjen ndaj Maqedonisë, por ishte mjaft i bukur.

Kështu mendon edhe shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, përcjell lajmi.net.

“Kjo gjuajtje e Florent Hadergjonaj fiton titullin GOLI I RAUNDIT”, shkruan faqja zyrtare e UEFA.

Hadërgjonaj ishte padyshim një nga lojtarët më të mirë në tri ndeshjet e tetorit te Kosova. /Lajmi.net/