UEFA zbulon tre kandidatët për çmimin e më të mirit në Evropë

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk janë lojtarët e nominuar nga UEFA për lojtarin e vitit.

Sport

15/08/2019 14:25

Shtëpia më e madhe evropiane, UEFA, ka zbuluar emrat e lojtarëve për lojtarin e vitit në Evropë.

Lionel Messi i Barcelonës, Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Virgil van Djik i Liverpoolit, janë lojtarët që do të konkurrojnë për më të mirin në Evropë, shkruan lajmi.net.

Fituesi i këtij çmimi do të mësohet më 29 gusht, në ceremoninë e UEFA-s, ku do të hidhet edhe shorti për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/