UEFA zbulon të nominuarit për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve

UEFA ka zbuluar të nominuarit për lojtarin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.

Sport

19/09/2019 16:30

Këtë mesjavë është zhvilluar xhiroja e parë e fazës së grupeve, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kjo xhiro ka treguar disa rezultate mjaft befasuese, por edhe performanca të shkëlqyera individuale, si ajo e Ter Stegen apo Di Maria e Haaland.

Katër të nominuarit e UEFA për lojtarin e javës në Ligën e Kampionëve janë Ter Stegen, Di Maria, Haaland dhe Orsic, përcjell lajmi.net.

Mislav Orsic dhe Haaland shënuan nga një het trik me skuadrat e tyre për t’iu siguruar fitoren, kurse Ter Stegen ishte një muri i vërtetë kundër Dortmund.

Di Maria në anën tjetër fundosi ish skuadrën e tij, me një performancë të jashtëzakonshme ku gjeti edhe golin. /Lajmi.net/