UEFA zbulon formacionin e De Biasit për “Euro 2016”, aty janë dy befasi
Faqja zyrtare e UEFA-s ka publikuar formacionet e mundshme të të gjitha Kombëtareve pjesëmarrëse në "Euro 2016".

Sport
Sa i përket Kombëtares sonë është zgjedhur skema 4-2-3-1.
UEFA shkruan se dy dyshimet e vetme janë te Taulant Xhaka, i cili po rikuperohet për të qenë në 100 për qind të formës së tij, dhe Odise Roshi, i cili preferohet më shumë se Andi Lila nga Gianni De Biasi.
Në sulm është zgjedhur Sokol Cikalleshi dhe jo Armando Sadiku.
Formacioni: Berisha; Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli; Kukeli, Xhaka; Roshi, Abrashi, Lenjani; Cikalleshi.