UEFA: Top 20 klubet më të mira në botë (FOTO)

Real Madrid vazhdon të jetë në pozitën e parë të skuadrave më të mira, në renditjen e UEFA-s.

Sport

21/08/2015 13:30

UEFA ka publikuar sot edhe renditjen e re për klube pas ndeshjeve play-off të Ligës së Kampionëve dhe Europa League.

Real Madrid vazhdon të jetë në pozitën e parë, i ndjekur nga Bayern Munich dhe rivali Barcelona.

Ndërsa top pesëshen e përmbyllin skuadra e Chelseat në pozitën e katërt dhe Atletico Madrid, i pesti.

Juventus është i ekipi i parë italian, në vendin e tetë, ndërsa nga skuadrat shqiptare, Skënderbeu është i pari, në vendin e 228.