UEFA publikon formacionin e javës në Ligën e Kampionëve

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të ndeshjeve të kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Sport

12/04/2018 19:41

Ndeshjet kthyese në Ligën e Kampionëve kanë dhuruar emocione të mëdha.

Roma ka bërë përmbysjen më të madhe në histori të klubit, ku nga ndeshja e parë e humbur 4:1, ka arritur të fitoi 3:0 në ‘Olimpico’, duke eliminuar Barcelonën.

Afër një përmbysje të madhe ishte edhe Juventusi në ‘Santiago Bernabeu’ ndaj Real Madridit.

Formacionin më të mirë të publikuar nga UEFA mund ta shikoni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/