UEFA pritet t’i heq St.Petersburgut të drejtën për organizimin e finales së Champions League

Rusia pritet të përballet me sanksione edhe në botën e sportit, pas sanksioneve ekonomike dhe politike.

Sport

24/02/2022 13:18

UEFA pak më parë njoftoi se nesër do të mblidhet Komiteti Ekzekutiv i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë.

Në njoftim thuhej se UEFA do të shqyrtonte situatën aktuale dhe do të marrë vendimin e duhur lidhur me situatën.

Raportime nga mediat evropiane tashmë bëjnë të ditur se vendimi është veçse i ditur, përcjell lajmi.net.

UEFA pritet t’i heq St.Petersburgut të drejtën për të organizuar finalen e Champions League.

Ky opsion përmendej qysh ditë më parë, kur Rusia filloi rrethimin e Ukrainës. /Lajmi.net/