UEFA po heton sjelljet raciste të tifozëve të Bullgarisë kundër Kosovës

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka hapur rast kundër Bullgarisë për sjelljet raciste të tifozëve në përballjen ndaj Kosovës.

Sport

13/06/2019 19:03

Kosova të hënën mori tre pikë nga përballja kundër Bullgarisë në Sofje, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Në disa momente, tifozët vendas kanë bërë thirrje anti shqiptare, duke shkelur rregullat kundër racizmit të UEFA.

Në njoftimin e sotëm, UEFA ka njoftuar se ka hapur procedurat disiplinore për shkeljen e nenit 14, atë për sjellje raciste.

Përndryshe Kosova pas tri ndeshjeve në grupin  A kualifikues, ka mbledhur pesë pikë, dhe renditet në vendin e tretë./Lajmi.net/