UEFA përjashton Dinamo Moskën

UEFA ka përjashtuar Dinamo Moskën nga Europa League për mos respektim të rregullave të Fair Playt Financiar.

Sport

19/06/2015 19:20

UEFA ka vendosur të dëshmojë se e ka marrë seriozisht rregullin e Fair-Playt Financiar.

Federata Evropiane e Futbolli ka përjashtuar nga Europa League klubin e mirënjohur rus, Dinamo Moska.

Vendin e Dinamos në Ligën e Evropës e zë skuadra tjetër ruse, Rubin Kazan.

Më herët gjatë këtij viti, UEFA gjobiti disa klube për mos respektimin e FPF-së, në mesin e tyre edhe Roma e Inter.