UEFA për ndeshjen, Kosovë – Bullgari: Një sfidë që nuk duhet humbur

Kosova do të fillojë nesër (e hënë) rrugëtimin për kualifikimet në EURO 2020.

Sport

24/03/2019 21:30

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet më 25 mars (nesër) me Bullgarinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Përfaqësuesja jonë shihet si favorit në letër ndaj bullgarëve, por nesër nga ora 20:45 do të vendoset gjithçka, raporton lajmimet.

UEFA e ka futur ndeshjen në mes të Kosovës dhe Bullgarisë, si një përballje që nuk duhet humbur.

“Kosova ka shkëlqyer në Ligën D të Ligës së Kombeve duke përfunduar në krye të grupit pa humbje, falë rezultateve, si fitorja prej 4-0 kundër Azerbajxhanit në shtëpi”.

“Duke munguar në fazën finale që nga ‘Euro 2004’, Bullgaria po kalon një periudhë jo të mirë dhe luajti baras ndaj Malit të Zi të premten. A do ta shfrytëzojë përparësinë në Prishtinë, Kosova që po fluturon lartë?”, ka shkruar UEFA në faqen e tyre zyrtare. /Lajmi.net/