UEFA: Nuk është e vërtetë që Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës duhet të përfundojnë më 3 gusht

UEFA ka mohuar që garat e këtij sezoni të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës duhet të përfundojnë deri më 3 gusht, pavarësisht raporteve në Gjermani që citojnë presidentin Aleksander Ceferin se po i bënte këto pretendime.

Sport

05/04/2020 17:56

Pandemia e koronavirusit ka çuar në një ndërprerje të zgjatur për sportin në të gjithë Evropën, me çdo ligë të madhe kombëtare të futbollit të pezulluar dhe turneu i këtij viti Euro 2020 u shty për një vit.

Dy garat kryesore të klubeve ndërkombëtare të UEFA-s gjithashtu janë në pritje, me Ligën e Kampionëve dhe Ligës e Evropës që janë pezulluar në raundin e 16 më të mirave me disa të ndeshje të papërfunduara, transmeton lajmi.net.

Asnjë zgjidhje konkrete për të përfunduar garat nuk është zbuluar, megjithatë u duk se Ceferin kishte thënë se ato do të anulohen nëse nuk përfundojnë deri në fillim të gushtit në citim për transmetuesin gjerman ZDF.

Megjithatë kjo është mohuar nga UEFA në një deklaratë zyrtare të dielën, e cila thoshte se as Ceferin dhe as organizata e tij nuk kanë caktuar data të caktuara se kur do të përfundojë sezoni 2019/20.

Ata thonë se bisedimet janë duke vazhduar me ligat dhe klubet në të gjithë Evropën se kur mund të përfundojnë garat dhe se ndeshjet mund të luhen deri në gusht nëse kërkohet. /Lajmi.net/